U vra me një plumb në kokë, nën hetim edhe shoku i 20 vjeçarit shqiptar

U vra me një plumb në kokë, nën hetim edhe shoku i 20 vjeçarit shqiptar

Enrico Aliaj, 20 vjeç u qëllua për vdekje me një plumb në kokë në Itali.,

Kur ndodhi ngjarja e rëndë Aliaj ishte me vëllanë dhe me shokun e vëllait, Elham Aliaj, një 17 vjeçar italian, i cili ishte në banesë në momentin kur ndodhi vrasja dhe me pas u largua nga banesa.

Të tre, përfshirë dhe viktimën, i janë nënshtruar tashmë ekzaminimit, për të konstatuar ndonjë gjurmë të mbetjeve të zjarrit në duart e tyre.

Rezultati i këtij ekzaminimi, së bashku me rezultatet e autopsisë dhe raportin balistik, do të jenë përcaktues për të vërtetuar ose jo versionin e dhënë nga dy miqtë se bëhej fjalë për një loje të rrezikshme (ruletë ruse), që përfundoi në tragjedi, pasi Enriko qëlloi veten.

Kujtojmë se Aliaj u vra mbrëmjen e 3 qershorit, ngjarja ndodhi në provincën e Piacenzas në Itali.

Related Articles