“U zumë sepse po më shikonte”, zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit që vrau shokun e klasës

“U zumë sepse po më shikonte”, zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit që vrau shokun e klasës

Është zbardhur dëshmia e autorit të vrasjes së 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Sipas burimeve të A2 CNN pasditen e së martës ai është marrë në pyetje dhe ka deklaruar: “Jemi zënë të premten sepse po më shikonte. E kishim lënë për t’u sqaruar”.

“Pastaj jemi zënë sërish të hënën. Ai lajmëroi shokët, si dhe unë shokët e mi. Gjatë përleshjes, ndodhi ajo që ndodhi”, deklaroi dorasi.

I pyetur nëse është penduar, ai nuk ka pranuar të flasë.

Ndërkohë, as thikën nuk ka treguar se ku e ka fshehur. Ai ka thënë se nuk e kishte në shkollë brenda, por e kishte fshehur diku aty afër.

Related Articles