Uefa Nations League njihet si turneu më i ri i futbollit për kombëtare në Evropë, por Uefa duket se e ka menduar edhe zgjerimin e saj.
Mediumi i njohur argjentinas – Dario Ole, raportoi se UEFA kishte planifikuar një plan për të përfshirë edhe Brazilin dhe Argjentinën në Nations League.
Sipas mediumi të njohur, UEFA i kishte dërguar ftesën zyrtare këtyre dy Kombëtareve, por plani ka dështuar shpejt.
Portugalia ishte ajo që nuk pranoi që kjo ide të ekzekutohej.
Kombëtarja me kapitenin e saj – Cristiano Ronaldon, e kërcënoi UEFA-n me largim nga Nations League, në rast se Argjentina bëhet pjesë e saj.
Dhe kështu, oferta e UEFA-s u tërhoq shpejt dhe plani i madh dështoi.
Uefa Nations League është turneu më i përfolur për momentin, ku shumë lojtarë kanë akuzuar UEFA-në, për agjendën e stërngarkuar të ndeshjeve.