UEFA e ftoi Brazilin dhe Argjentinën për pjesëmarrje në Ligën e Kombeve, por kjo Kombëtare evropiane kërcënoi me largim nga kompeticioni

UEFA e ftoi Brazilin dhe Argjentinën për pjesëmarrje në Ligën e Kombeve, por kjo Kombëtare evropiane kërcënoi me largim nga kompeticioni

Uefa Nations League njihet si turneu më i ri i futbollit për kombëtare në Evropë, por Uefa duket se e ka menduar edhe zgjerimin e saj.

Mediumi i njohur argjentinas – Dario Ole, raportoi se UEFA kishte planifikuar një plan për të përfshirë edhe Brazilin dhe Argjentinën në Nations League.

Sipas mediumi të njohur, UEFA i kishte dërguar ftesën zyrtare këtyre dy Kombëtareve, por plani ka dështuar shpejt.

Portugalia ishte ajo që nuk pranoi që kjo ide të ekzekutohej.

Kombëtarja me kapitenin e saj – Cristiano Ronaldon, e kërcënoi UEFA-n me largim nga Nations League, në rast se Argjentina bëhet pjesë e saj.

Dhe kështu, oferta e UEFA-s u tërhoq shpejt dhe plani i madh dështoi.

Uefa Nations League është turneu më i përfolur për momentin, ku shumë lojtarë kanë akuzuar UEFA-në, për agjendën e stërngarkuar të ndeshjeve.

Related Articles