UEFA ende pa vendim për ndeshjen Rumani-Kosovë

UEFA ende pa vendim për ndeshjen Rumani-Kosovë

UEFA ende nuk ka marrë një vendim për ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës.

Kështu ka njoftuar menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala.

“Akoma nuk ka vendim për ndeshjen në Rumani nga UEFA. Ne kemi deponuar të gjitha dëshmitë, ndërsa ekipi ynë ligjor po punon fort për të sjell drejtësinë në vend”, u shpreh ai.

Shala tutje theksoi se Kosova nuk do të lejojë të ofendohet asnjëherë, as në baza racore dhe as në ndonjë bazë tjetër.

“FFK beson në drejtësi, dhe ne nuk do të ndalemi së kërkuari të drejtën tonë”, thuhet gjithashtu në komunikatë.

Një vendim i organit qeverisës të futbollit evropian, UEFA, pritet të merret pas ndërprerjes së ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Rumanisë dhe Kosovës.

Në minutat shtesë të ndeshjes të së premtes në mbrëmje në Bukuresht, mysafirët u larguan masivisht nga fusha si kundërpërgjigje ndaj provokimeve të tifozëve rumunë, të cilët brohorisnin “Serbia” nga tribuna.

Një orë pas ndërprerjes, UEFA zyrtarisht e ndërpreu ndeshjen. /Gazeta Enigma

Related Articles