UEFA gjobitë Lech Poznanin dhe Partizanin për banerat “Kosova është Serbi”

UEFA gjobitë Lech Poznanin dhe Partizanin për banerat “Kosova është Serbi”

UEFA ka marrë vendime disiplinore ndaj dy klubeve, Lech Poznan dhe Partizan Beograd për shkelje të rënda gjatë ndeshjeve të fundit në garat evropiane, ku synim i tyre ishte Kosova.

Klubi polak Lech Poznan është gjobitur me 10 mijë euro për një baner të madh me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, i shfaqur gjatë ndeshjes së tretë kualifikuese të Ligës së Kampionëve kundër Cërvena Zvezdës.

Vendimi është marrë nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s dhe është publikuar të enjten në faqen zyrtare të institucionit.

Ndërkohë, Partizani i Beogradit ka marrë një dënim total prej 90 mijë e 250 eurosh për sjellje të papërshtatshme të tifozëve në ndeshjet kundër Oleksandriya dhe Hibernian në kuadër të kualifikimeve të Ligës së Konferencës.

Vetëm për ndeshjen ndaj Oleksandriyas, të zhvilluar më 31 korrik në Beograd, klubi serb është gjobitur me 17 mijë e 500 euro për banera të papërshtatshme, përfshirë edhe mesazhin “Kosova është Serbi”.

Përveç kësaj, Partizani është dënuar edhe me 72 mijë e 750 euro për bllokim të rrugëve, përdorim të laserëve dhe ndezje të fishekzjarrëve në dy ndeshjet e zhvilluara në Beograd.

Si masë shtesë disiplinore, në ndeshjen e ardhshme në shtëpi në një garë të UEFA-s, Partizani do të ketë 10 mijë vende më pak në tribuna.

Related Articles