Ashtu si pritej, UEFA ka nisur hetime ndaj FSHF-së dhe Federatës kroate të futbollit lidhur me fyerjet e mundshme raciste dhe diskriminuese të tifozëve në ndeshjen Kroaci – Shqipëri.
Ka pasur thirrje “vrite serbin” gjatë ndeshjes, ndërsa ka reaguar edhe federata serbe.
Dhe UEFA do të hetojë këto pretendime.
Gjasat janë të mëdha që të gjobiten si FSHF-ja ashtu edhe federata kroate.
Ndërkohë është hapur hetim edhe ndaj Mirlind Dakut, sulmuesit të Shqipërisë. Ai po hetohet për “sjelljen e supozuar të papërshtatshme”.
Daku mori altoparlantin pas ndeshjes dhe nisi fyerjet ndaj serbëve e maqedonasve.
Të enjten reagoi federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Edhe Daku ka gjasa të mëdha të dënohet.