UEFA i largon shishet me birrë nga konferenca nëse paraqitet një lojtar mysliman

UEFA i largon shishet me birrë nga konferenca nëse paraqitet një lojtar mysliman

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka marr një vendim interesant në lidhje me shishet e birrës ‘Heineken’ që reklamohen në konferencë për shtyp.


Largimi i Coca Colas nga Cristiano Ronaldo dhe shishja e birrës nga Paul Pogba e kanë karakterizuar Kampionatin Europian EURO20.

Sipas mediave të huaja, UEFA tani ka marrë vendim që shishet e birrës ‘Heineken’ të mos i shfaqë kur në konferencë paraqiten lojtarët që i përkasin fesë myslimane.

Para disa dite, UEFA vendosi po ashtu që nëse lojtarët largojnë shishet e Coca Colas nga tavolina do të gjobiten me të holla./Gazeta Enigma/

Related Articles