UEFA vlerëson Genc Nuzën, ia beson drejtësinë në ndeshje e rrethit të tretë në Ligën e Konferencës

UEFA vlerëson Genc Nuzën, ia beson drejtësinë në ndeshje e rrethit të tretë në Ligën e Konferencës

Gjyqtarët kosovarë vazhdojnë të mbesin në maja të futbollit evropian.

Përkundër që klubet nuk po kanë rezultate shumë të kënaqshme në Evropë, janë gjyqtarët ata që po  bëjnë UEFA-n t’i besojë futbollit tonë.

Demokracia.com mëson se Genc Nuzës i është besuar ndeshja  e rrethit të tretë në Confernce League. Për Nuzën kjo nuk është arritja më e madhe pasi ai edicionin e kaluar gjykoi edhe në fazën e grupeve, megjithatë referimi në rrethin e tretë në këto gara është arritje e madhe pasi aty zakonisht referojnë gjyqtarët elitë të Evropës.

Nuza do të ndajë drejtësinë në ndeshjen mes kampionit të Letonisë dhe Maltës, RFS – Hibernians, sfidë kjo që luhet më 4 gusht. Ai do të asistohet nga  Fatlum Berisha e Bujar Selimaj ndërsa gjyqtar i katërt është Mervan Bejtullahu, ata për kontrollor do ta ketë një ekspert anglez.

Related Articles