Nënshkruhet marrëveshja për renovimin e stadiumit “Rexhep Rexhepi”

Nënshkruhet marrëveshja për renovimin e stadiumit “Rexhep Rexhepi”

Drenasi përkatësisht futbolli kosovar ka marrë një lajm të mirë pasi është bërë nënshkrimi i memorandumit për rinovimin  e stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci, përmes një njoftimi në Facebook.

Stadiumi pritet t’i ketë 7 mijë ulëse dhe do të jetë i Kategorisë së Tretë.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë nga Lladrovci:

Sot, pata kënaqësinë të nënshkruaj Aneks Memorandumin e Bashkëpunimit, për finalizimin e ndërtimit të stadiumit “Rexhep Rexhepi”.

Bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Bislim Bislimi nënshkruam Aneks Memorandumin me qëllim të përfundimit të punëve në projektin e ndërtimit të stadiumit. Kështu, Stadiumi do të marrë pamjen përfundimtare, si një e arritur e shumëpritur në shërbim të sportdashësve dhe qytetarëve.

Ky stadium i bukur, i plotëson nevojat e komunitetit sportiv në komunën e Drenasit, me kapacitet prej rreth 7 mijë ulësesh dhe se do të jetë i Kategorisë së tretë. Stadiumi do të bëhet i dyti në Kosovë që do të mundësoj zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Me z. Bislimi diskutuam edhe për stadiumin sintetik në Komoran, Pishinën gjysmë olimpike dhe nevojën e bashkëpunimit edhe për projektet tjera në fushën e sportit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

Related Articles