UEFA zbulon gjyqtarët e ndeshjes Progres NI – Gjilani

UEFA zbulon gjyqtarët e ndeshjes Progres NI – Gjilani

Gjilani do të zbresë më 13 Korrik në Niederkon të Luksemburgut për t’u përballur me ekipin e Progres FC.

Për këtë përballje ‘shtëpia’ e futbollit evropian tashmë ka caktuar edhe gjyqtarët të cilët do ndajnë drejtësinë në këtë përballje.

Katërshja nga Finlanda me në krye Oliver Reitala do ta gjykojnë takimin, shkruan Gazeta “Enigma”. Jukka Honkanen dhe Olli Jantunen do të jenë gjyqtar asistent, ndërkohë Dennis Antamo do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt.

Kujtojmë që Gjilani ndeshjen kthyese e zhvillon më 20 Korrik në “Fadil Vokrri” të kryeqytetit. /Gazeta Enigma/

Related Articles