Më shumë se 100.000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga pushtimi i forcave të Moskës, më 24 shkurt.
Lajmi është bërë i ditur nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një postim në Facebook, sipas mediave të huaja.
“Në këtë periudhë, Rusia humbi gjithashtu 3000 tanke dhe rreth 6000 automjete të tjera të blinduara në fushën e betejës”, shtoi Shtabi i Përgjithshëm.
Rreth 100.400 ushtarë rusë kanë vdekur që nga fillimi i luftës, duke përfshirë 660 ditën e djeshme, tha ushtria ukrainase. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë tha se kanë rrëzuar gjithashtu 283 avionë ushtarakë, 267 helikopterë dhe 1693 dronë.
Forcat e Kievit thonë se shkatërruan 3003 tanke ruse, 5981 automjete të blinduara luftarake, 1978 sisteme artilerie, 413 sisteme të shumta raketahedhëse, si dhe 16 anije dhe 653 raketa kalibr./abcnews.al