Përfaqësuesja e Ukrainës ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen e parë të Eurobasketit. Ukraina e ka mposhtur Britaninë e Madhe me rezultatin 90:61, të premten në kuadër të Grupit C.
Ukraina gjatë tërë ndeshjes ishte më e mirë se Britania. I fitoi të gjithë çerekët dhe për asnjë moment nuk e vuri në rrezik epërsinë që e krijonte vazhdimisht.
Sviatoslav Mykhailiuk dhe Alex Len ishin më efikasit te Ukraina. Mykhailiuk pati 17 pikë, ndërsa Len shtoi 13 sosh.
Te Britania, u veçua Luke Nelson 16 pikë, ndërsa Gabriel Olaseni e Myles Hesson shtuan nga 10 pikë secili.