Shteti i Kanadasë i ka dalë në ndihmë Ukrainës.
Në një situatë me tensione të larta, ku Ukraina është rrethuar nga forcat ushtarake të Rusisë, Kanadaja ka marrë një hap të rëndësishëm për ukrainasit.
Raportime nga media të huaja bëjnë të ditur se Ukraina ka pranuar një ngarkesë avioni plotë me armë.
Ukraina ka pranuar një avion të ngarkuar me mitralozë, pushkë dhe pajisje vëzhgimi, nga Kanadaja.
Situata në Ukrainë është në prag të luftës dhe NATO, Britania e Madhe e ShBA kanë paralajmëruar se Rusia po planifikon sulm të plotë ndaj ukrainasve.
Ukrainasit tash e sa javë kërkojnë t’iu ofrohen armë. Këto kërkesa i kishin ndaj Gjermanisë, por Kanadaja ishte ajo që iu doli në ndihmë së fundmi.