Ukraina ndalon eksportet e drithërave, sheqerit, kripës dhe mishit

Ukraina ndalon eksportet e drithërave, sheqerit, kripës dhe mishit

Ukraina ka vendosur të ndalojë eksportin e disa llojeve të drithërave dhe produkteve të tjera ushqimore.

Sipas një rezolute të kabinetit të publikuar të mërkurën e nëntë marsit, qeveria ukrainase ndalon eksportin e elbit, thekës, hikërrorit, melitkripës, sheqerit, kripës dhe mishit. Ndalimi pritet të qëndrojë në fuqi deri në fund të këtij viti.

Ukraina e cila është një nga eksportuesit më të mëdhenj të grurit në botë, ka futur tashmë masa për të kufizuar eksportin e grurit, misrit, vajit të lulediellit, shpendëve dhe vezëve për shkak të shqetësimeve të sigurisë ushqimore ndërsa lufta vazhdon.

Ndryshe, ka raportime se disa pjesë të Ukrainës po mbarojnë pa furnizime bazë.

Hungaria ka ndaluar gjithashtu eksportin e grurit për shkak të rritjes së çmimeve të tregut si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës. /Gazeta Enigma/.

Related Articles