Ukraina nuk do të jetë në gjendje të prodhojë mjaftueshëm grurë dhe misër për të eksportuar gjatë këtij viti

Ukraina nuk do të jetë në gjendje të prodhojë mjaftueshëm grurë dhe misër për të eksportuar gjatë këtij viti

Këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Ukraina nuk do të jetë në gjendje të prodhojë grurë e misër, për të përmbushur kuotat e eksportit për këtë vit.

Oleh Ustenko, tha se kjo është e mundur të ndodhë nëse vazhdon pushtimi rus që sot është futur në ditën e 24-të.

“Ukraina ka rezerva të mjaftueshëm të drithit për të mbijetuar për një vit, por nëse lufta vazhdon… (Ukraina) nuk do të jetë në gjendje të eksportojë grurë në botë dhe do të ketë probleme të mëdha”, shtoi ai.

Ukraina është eksportuesi i pestë më i madh në botë i grurit, dhe është paralajmëruar se nëse konflikti vazhdon mund të krijojë një krizë globale, që të sigurohet ushqim i mjaftueshëm.

Ky është një shqetësim i madh në veçanti për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, që konsumojnë sasi më të lartë të grurit për kokë banori – pra rreth dyfishi i mesatares botërore.

Related Articles