Ukrainasit shkatërrojnë dy avionë rusë

Ukrainasit shkatërrojnë dy avionë rusë

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka publikuar pamje se si forcat ushtarake i rrëzuan të hënën dy avionë rusë. Sulmi ka ndodhur në qytetet Vasylkiv dhe Brovary.

“Forcat Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës po mbrojnë me vetëmohim dhe mjeshtëri Ukrainën nga qielli. Mbrëmë, gjatë sulmeve ajrore të pushtuesve në Vasylkiv dhe Brovary, pilotët luftarakë ukrainas kapën dhe rrëzuan dy avionë rusë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Luftime të ashpra u raportua të ketë pasur edhe gjatë mbrëmjes së pestë ndërmjet forcave ruse dhe ukrainase./GazetaEnigma/

Related Articles