Ulet numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë, 9 raste të reja

Ulet numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë, 9 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 536 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 90 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.8823.780 doza të vaksinës.

Deri më sot janë dhënë 100.625 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në total numri i rasteve aktive është 504. / Gazeta Enigma.

Related Articles