Kanë përfunduar ndeshjet e sotme të Ligës së Parë të Kosovës.
Derbi i sotëm mes Ulpianës dhe Vushtrrisë i takoi nikoqirëve të cilët fituan me rezultat 3-1.
Të parët në avantazh kaluan skuadra e Vushtrrisë me golin e Taulant Avdylit në minutën e 6’të të takimit, megjithatë golat e Fidan Gërbeshit në minutën e 30’të, Drilon Sadikut 45+5′ dhe Statovcit në minutën e 93’të i dhanë tre pikët skuadrës vendase.
Në anën tjetër, Liria arriti që në fund të siguroi fitoren ndaj Feronikelit 74.
Liria avancoi me golin e Aprocius Megameno në minutën e 7’të, kurse Feronikeli barazoi me golin e Muhamet Hysenit në minutën e 62’të të ndeshjes. Krejt në fund të takimit, Fetahaj realizoi nga gjuajtja e lirë për t’i dhënë tre pikët skuadrës së Lirisë.