Ulpiana vazhdon me fitore në BKT Superligën e Kosovës, teksa ka marrë tri pikë të arta në udhëtim te Drenica.
Skuadra lipjanase pas triumfit javën e kaluar ndaj Ballkanit, sot ka mposhtur Drenicën me rezultat 0-1.
Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja ekipet, ku 45 minutat e para përfunduan me rezultat të pastër 0-0.
Pjesën e dytë Drenica e shtoi trysninë në sulm, derisa Ulpiana kërkonte golin nga kundërsulmi.
Mysafirët edhe e arritën atë që donin, pasi në minutën e 85-të shënuan për 0-1.
Egzon Qerimi asistoi për mrekulli për kapitenin Marcelei Santos i cili me kokë shënoi golin e fitores.
Drenica tentoi të rikthehej në lojë, por që tentimet e tyre ishin të pa suksesshme dhe Ulpiana mori tri pikë të mëdha.
Me këtë fitore, Ulpiana ngritët në vendin e shtatë në tabelë me 16 pikë, derisa Drenica mbetet e katërta me 20 pikë