Union Berlini ka shënuar një tjetër fitore në Bundesligën e Gjermanisë. Union Berlini mposhti thellë 4:1 në udhëtim Darmstadtin në ndeshjen që i takoi javës së dytë të elitës së futbollit gjerman.
Robin Gosens shënoi herët në minutën e katërt golin e epërsisë.
Më pas Marvin Mehlem shënoi për barazimin 1:1 në minutën e 24-t.
Gosens në minutën e 34-t ia dha sërish epërsinë Union Berlinit, që më vonë shënoi edhe dy gola tjetër.
Golin e tretë e shënoi Kevin Behrens në minutën e 39-të, kurse të katërtin e shënoi Danilho Doekhi në minutën e 65-të.
Unioni ka gjashtë pikë, kurse Darmstadti zero pikë.