Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, në shpalosjen e planit të tij për Prishtinën e gjelbër ka thënë se deri në vitin 2024 ai do të ndërtojë 100 kilometra shtigje për biçikleta.
Sot, vetëm 1% e banorëve të Prishtinës ngasin biçikleta, por 50% e tyre shprehen të gatshëm me i përdorë ato, nëse kishin me pasë kushte e siguri. Një dallim shumë i madh mes kërkesës së qytetarëve dhe përdorimit të biçikletave.
“Prandaj, kësaj kërkese të qytetarëve po i përgjigjemi me plan për 100 kilometra shtigje të biçikletave të cilat do të jenë të lidhura mes vete, dhe jo qysh janë tash, vetëm në disa lagje. Këto shtigje kanë me mundësu që të udhëtojmë me biçikleta nga njëri cep i Prishtinës në tjetrin – më lehtë, më shpejtë e ma sigurt.”, ka thënë Ismaili.
Kështu, Ismaili thotë se do të krijojmë një qytet miqësor për biçikleta, edhe ecja në Prishtinë ka me qenë shumë ma e këndshme e trotuaret kanë me qenë të lira.
“Këmbësorët kanë me pasë hapësirën e tyre të papenguar. Shtigjet do të përfundohen deri në dhjetor 2024.”, ka përfunduar ai.