Uran Ismaili e viziton Kadri Veselin në Hagë për t’ia uruar ditëlindjen

Uran Ismaili e viziton Kadri Veselin në Hagë për t’ia uruar ditëlindjen

Kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili, ka vizituar në Hagë ish-kryetarin e kësaj partie, Kadri Veselin, për t’ia uruar ditëlindjen, njofton Gazeta Enigma.

Ismaili tha se ia përcolli Veselit urimet e qytetarëve të Kosovës me rastin e ditëlindjes së tij, dhe se Veseli, “si gjithëherë”, ishte falënderues dhe mirënjohës ndaj secilit.

“Qoftë kjo vizita ime e fundit tek ti në Hagë me rastin e ditëlindjes. Të radhës, uroj që t’a festojmë bashkë në Kosovë. Urime – Kadri Veseli!”, shkroi Ismaili në Facebook. /Gazeta Enigma

Related Articles