Uragani Helene në ShBA, vdesin dhjetra persona – raportohet për dëme të mëdha

Uragani Helene në ShBA, vdesin dhjetra persona – raportohet për dëme të mëdha

Florida është përballur me një fatkeqësi natyrore.

Uragani Helene ka shkaktuar dëme të mëdha në mbarë Floridën dhe  juglindjen e Shteteve të Bashkuara, duke lënë të vdekur dhjetra persona në katër shtete amerikane.

Ekipet e shpëtimit janë duke vahzduar operacionet e tyre për shpëtimin e njerëzve nga vërshimet.

Guvernatori i Xhorxhias, Brian Kemp, deklaroi se dhjetëra persona janë të bllokuar në ndërtesat e shkatërruara nga uragani i kategorisë 4. Stuhia arriti erëra maksimale prej 225 kilometrash në orë, kur goditi rajonin e Floridës të enjten në mbrëmje.

Gjithashtu kjo stuhi shkaktoi dëme edhe më në veri, teksa edhe Karolina e Veriut po përballet me vërshime.

Disa spitale në jug të Xhorxhias kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkaq një spital në Tenesi është mbyllur.

Shkatërrimet nga uragani Helene vijnë pasi ndryshimet klimatike po mundësojnë që stuhi të tilla të kenë fuqi më të madhe, dhe kur ato kalojnë përmes ujërave të nxehta po shndërrohen në uragane të fuqishme e tajfun, shpesh brenda disa orësh.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis është shprehur se dëmi i shkaktuar nga uragani Helene, duket se është më i madh sesa dëmi i shkaktuar nga uragani Idalia dhe Debby marrë së bashku. Këto dy uragane kishin goditur SHBA-në në gusht. /Gazeta Enigma

Related Articles