Urgani shkatrrimtar “Milton”, Biden viziton Floridan – sheh nga afër dëmet

Urgani shkatrrimtar “Milton”, Biden viziton Floridan – sheh nga afër dëmet

Presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë së dielës ka arritur në Florida për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga uragani Milton.

Kjo vizitë e tij vjen pasi ai i kërkoi Kongresit të miratojë para shtesë për fatkeqësitë e emergjencës, pasi uraganet e njëpasnjëshme goditën juglindjen, raporton AP, transmeton Gazeta Enigma.

Guvernatori Ron DeSantis është shprehur se kanë hapur disa depo karburanti ku banorët mund të merrnin 10 litra gaz falas. 

Zyrtarët po përdornin gjithashtu rezervat shtetërore të karburantit për të rimbushur stacionet e karburantit të zonës.

Moody’s Analytics vlerëson se kostot ekonomike nga stuhia do të variojnë nga 50 deri në 85 miliardë dollarë. /Gazeta Enigma

Related Articles