Ushtruesi i detyrës se kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, Faton Klinaku, ka bërë të ditur se sot ditëlindjen e ka Hysni Gucati, kryetari i OVL UÇK-ës.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook , ia ka uruar ditëlindjen mikut të tij, i cili është i dënuar nga Gjykata Speciale me katër vjet burgim.
“Urime ditëlindjen, atje në vendin e padrejtësive! Edhe shumë të tjera të lumtura në vendin tonë”, ka shkruar Klinaku.
Hysni Gucati është shpallur fajtor m 15 maj të vitit 2022 për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.