Ushtria amerikane shkatërron raketat kundër anijeve Houthi

Ushtria amerikane shkatërron raketat kundër anijeve Houthi

Ushtria amerikane ka kryer sulme të mëtejshme ndaj objektivave Houthi në Jemen, duke shkatërruar dy raketa kundër anijeve.

Komanda Qendrore e ShBA-së tha se raketat ishin drejtuar në jug të Detit të Kuq dhe ishin “të përgatitura për t’u lëshuar” kur forcat e saj i identifikuan ato, shkruan Sky News.

Kjo komandë tha se ata përcaktuan se ato ishin një “kërcënim i menjëhershëm për anijet tregtare dhe anijet e marinës amerikane në rajon”.

“Forcat amerikane më pas goditën dhe shkatërruan raketat në vetëmbrojtje”, thuhet tutje në deklaratë.

Related Articles