Ushtria izraelite vret 15 persona në Libanin Jugor, tjerë të lënduar

Ushtria izraelite vret 15 persona në Libanin Jugor, tjerë të lënduar

15 persona janë vranë ndërsa 83 të tjerë janë plagosur nga forcat izraelite në Libanin jugor.

Kështu ka njoftuar Ministria libaneze e Shëndetësisë, pasi banorët e fshatrave pranë kufirit kundërshtuan urdhrat e ushtrisë izraelite për të mos u kthyer në shtëpitë e tyre.

Vdekjet vijnë pas një afati kohor i cili skadoi të dielën, ku Izraeli duhej të tërhiqte forcat nga zona, si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi që i dha fund konfliktit disamujor me Hezbollahun, shkruan CNN, transmeton Gazeta Enigma.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit të nëntorit, të dyja forcat izraelite dhe të Hezbollahut ranë dakord të tërhiqen nga Libani jugor deri më 26 janar, në fund të një periudhe 60-ditore të përcaktuar në marrëveshje. /Gazeta Enigma

Related Articles