Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, përmes një cicërime në twitter, ka njoftuar se Ushtria e Ukrainës është furnizuar me armët anti-tank “NLAW”.
Gjithashtu, me këtë njoftim i çohet një mesazh ushtrisë së Rusisë — “Mirë se vini në ferr”.
“Forcat e Armatosura tokësore të Ukrainës raportojnë: Batalionet e Mbrojtjes Territoriale të Kievit morën NLAW. Mirë se vini në ferr”, shkruan në twitter.
Me peshë vetëm 12.5 kilogramë, NLAW është një armë që mbështetet në shpatullën e përdoruesit, për t’ua drejtuar predhën tankut. Koka e tij luftarake mund të shkatërrojë një tank modern luftarak të mbrojtur me një goditje dhe sistemi është efektiv në intervalet midis 20 dhe 800 metra./GazetaEnigma/
Сухопутні війська ЗС України повідомляють:
Батальйони територіальної оборони Києва отрмали NLAW ????????
Kyiv territorial defence have NLAW. Welcome to hell.#NLAW #ukraineunderattack #russianukrainianwar #russianwar pic.twitter.com/GMiMEMKAqg— Defence of Ukraine (@DefenceU) February 25, 2022