Një femër ka raportuar se në vazhdimësi ka dhunë psikike nga vjehrrit e saj.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 14:30, në Prizren.
Tutje bëhet e ditur se viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe me rekomandim të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi ka dhunë psikike nga vjehrrit e saj. Në lidhje me rastin janë intervistuar të dyshuarit kosovarë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe me rekomandim të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.