Uzuni shkëlqen në Hungari, shënon dy gola në 4 minuta me Ferencvarosh

Uzuni shkëlqen në Hungari, shënon dy gola në 4 minuta me Ferencvarosh

Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit me Ferencvarosh në Hungari.

26-vjeçari ka realizuar dy herë me 11-metërsh në sfidën ndaj Tokol për fazën e 1/16-ve të Kupës së Hungarisë. Fillimisht beratasi u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 14-të, ndërsa 4 minuta më vonë mposhti sërish portierin po nga pika e 11-metërshit.

Parqitjen e mirë të Uzunit në ndeshjen e kupës së Hungarisë, të cilën skuadra e tij Ferencvarosh e ka zhvilluar mbrëmë, e ka pasqyruat në një njoftim edhe Federata Shqiptare e Futbollit, e cila e ka cilësuar si “lajm të mirë”, duke potencuar faktin se të dy golat e shënuar, futbollisti i arriti brenda një periudhe të shkurtë prej pak minutash, ndërsa ka vijuar duke saktësuar se luajti tërë rrjedhën e takimit, shkruan Gazeta Enigma.

????????⚽️ Sulmuesi kuqezi u aktivizua në të gjithë lojën, teksa paraqitja e tij e mirë me klubin hungarez janë një lajm i mirë në prag të ndeshjeve që Kombëtarja shqiptare do të luajë në muajin nëntor. ????????Posted by Federata Shqiptare e Futbollit on E mërkurë, 27 tetor 2021

Një shpërthim nga ana e 26-vjeçarit i cili kishte 6 ndeshje pa shënuar gol, përfshirë këtu dhe dy sfidat me Kombëtaren në sfidat ndaj Hungarisë dhe Polonisë.

Related Articles