Në pasditen e 13 janarit një vajzë nga Fushë Kosova ka tentuar të vetëvritet, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
E gjithë kjo ka ndodhur pasi djali që ishte duke folur me të i ka keqpërdorur disa fotografi të vajzës duke i dërguar familjarëve të saj.
Tutje ajo ka raportuar dje në Polici si personi në fjalë, i cili jeton jashtë vendit, ia ka shpërndarë te familjarët e saj fotografitë që ajo ia kishte dërguar atij.
Ky veprim i mërgimtarit dyshohet se e shtyu atë të tentojë t’i jap fund jetës së saj.
Për t’i zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti, Policia njofton se kanë nisur hetimet. Ndërkaq, rasti është hapur si “Shtyrje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”.
SHTYRJE NË VETËVRASJE DHE NDIHMË NË VETËVRASJE
Fushë Kosovë 13.01.2022 – 17:00. Me 05.02.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se një i dyshuar i cili jeton jashtë vendit, me të cilin kishte komunikuar përmes rrjeteve sociale i njëjti kishte publikuar foto të viktimës edhe tek familjarët e viktimës, gjë që e kishte shty viktimën për tentim në veprimin e cekur. Njësitet përkatëse janë duke hetuar rast. /Gazeta Enigma/