Një vajzë nga qyteti i Vitisë ka raportuar në polici se është kërcënuar përmes telefonit.
Sipas saj e gjithë kjo ka ndodhur nga një person i njohur për të, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se përmes telefonit ka pranuar një SMS kërcënues me përmbajtje vrasje, nga një person i njohur për të, i cili jeton jashtë vendit”, thuhet në raport të policisë./Gazeta Enigma/