Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka uruar të gjitha gratë dhe vajzat me rastin e Dita Ndërkombëtare e Gruas, duke theksuar rolin dhe kontributin e tyre në sport dhe në shoqëri.
Përmes një postimi në Facebook, FFK ka vënë në pah forcën, pasionin dhe guximin e vajzave që janë pjesë e futbollit dhe që çdo ditë po ndryshojnë lojën me talentin dhe përkushtimin e tyre.
Postimi i plotë:
“FUQIA JONË NDRYSHON LOJËN
🌸Vajzat nuk e ndjekin lojën, ato e ndryshojnë atë.
🎀Fuqi, pasion dhe guxim!
💐URIME 8 MARSI!”
