“Vajzën do ta dhunoj e djalin do ta vras” – Ky është personi që kërcënoi policin në veri, kapet pas 1 muaji në arrati

“Vajzën do ta dhunoj e djalin do ta vras” – Ky është personi që kërcënoi policin në veri, kapet pas 1 muaji në arrati

Pas rreth një muaji në arrati, Policia ka arritur ta arrestojë personin që dyshohet se kërcënoi një zyrtar policor në Mitrovicë të Veriut.

I njëjti ka qenë në kërkim policor, deri më dje kur ra në prangat e Policisë dhe tashmë ndodhet në ndalim.

Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije se personi që u arrestua është Marko Apostolovic, i cili po dyshohet se më 18 shtator e ka kanosur seriozisht një polic (emër i njohur për redaksinë) për motive akoma të panjohura.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, i dyshuari e ka kërcënuar policin, duke i thënë se “Do të kesh probleme me mua, se vajzën do ta dhunoj e djalin do ta vras.”

Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin dhe pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore, Policia e ka prangosur të dyshuarin.

I njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe  pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Mitrovicë të Veriut.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Articles