Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, në një konferencë për medie tha se gjatë së mërkurës janë vaksinuar 750 persona mbi moshën 65 vjeçare.
Ai ka bërë të ditur se në total numri i të vaksinuar ka shkuar në rreth 300 mijë, duke shtuar se interesimi është i madh për të marrë vaksinën nga kjo grup-moshë.
“Sot është dita e parë me radhë nga 65 vjeç e mbi për të moshuarit që kanë bërë aplikimin në platformën online e-Kosova, por edhe ata që nuk kanë mundur të aplikojnë”.
“Aktualisht të vaksinuar vetëm sot janë rreth 750 persona, ndërsa numri total rreth pesë mijë të vaksinës Pfizer. Nëse flasim nga dita e parë nga 29 marsi atëherë kemi rreth 30 mijë vaksina të aplikueshme”.
Ai poashtu tha që janë shtuar edhe ekipet e Policisë së Kosovës për të menaxhuar situatën, por që nuk ka pasur parregullsi.
“Nuk është e vërtetë që sot është vaksinuar dikush nga personeli shëndetësor ashtu siç është potencuar, pasi sot vetëm të moshuarit mbi moshën 65 vjeç”, tha Bardhi.