Sport Club “Gjilani” ka arritur marrëveshje me futbollistin e mirënjohur shqiptar, Valmir Nafiu.
Gazeta Enigma orë më parë raportoi ekskluzivisht për këtë prurje të “kuqebardhëve”.
Nafiu së fundmi ka qenë pjesë skuadrës Kosice në Sllovaki ku ishte i huazuar nga Shkëndija e Tetovës. Më parë ka luajtur edhe për Skënderbeun e Korçës në kohën e artë ku ky klub shkëlqente në garat evropiane.
Karrierë ka bërë edhe te Apoel Nicosia dhe në Bundesligë te skuadra e Hamburger SV.
Më poshtë mund ta shikoni një përmbledhje të futbollistit dhe goli i famshëm ndaj Tottenhamit të Mourinhos: /Gazeta Enigma/