Valmir Veliu realizon golin e parë në Superligën e Turqisë

Valmir Veliu realizon golin e parë në Superligën e Turqisë

Valmir Veliu i’a ka bërë sefte në kampionatin elitar të Turqisë që nga transferimi te skuadra Gaziantep, raporton Gazeta “Enigma”.

Ish-ylli i Llapit ka realizuar gol në takimin aktual që po zhvillohet ndërmjet Giresunspor dhe Gaziantep.

Veliu realizoi golin e barazimit në minutën e 52-të.

Rezultati aktual është 1-1.

Për Veliun ky është goli i parë në Superligën e Turqisë nga tetë ndeshje sa ka zhvilluar që nga transferimi tij.

Related Articles