Valon Zymberi dhe anëtarët e tjerë nga kryesia e klubit të Dritës janë liruar nga paraburgimi.
Ata qëndruan në paraburgim për 48 orë, por tashmë raportohet se janë liruar.
Sot u mbajt një seancë në Gjykatën Themelore në Gjilan, me ç’rast u mor edhe ky vendim.
Të akuzuarit, përfshirë drejtorin sportiv të Dritës, tani janë të detyruar të paraqiten një herë në javë në stacionin policor në Gjilan.
Zymberi dhe anëtarët e tjerë të klubit gjilanas u arrestuan pasi sulmuan fizikisht liderin e tifo-grupit “Intelektualët”.
Ky incident ndodhi të mërkurën, menjëherë pas ndeshjes së Dritës ndaj Prishtinës në Kupën e Kosovës, ku gjilanasit u eliminuan në gjysmëfinale.