“Varianti Omicron pritet të jetë dominues në BE nga mesi i janarit”

“Varianti Omicron pritet të jetë dominues në BE nga mesi i janarit”

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se varianti Omicron i COVID-19 pritet të jetë varianti dominues i koronavirusit në Bashkimin Evropian nga mesi i janarit.

Por von der Leyen tha se ajo është e bindur se BE-ja ka “forcën” dhe “mjetet” për të kapërcyer sëmundjen, me mbi 66 përqind të popullsisë së BE-së tani të vaksinuar plotësisht, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

“Ashtu si shumë prej jush, edhe unë jam e trishtuar që edhe një herë këto Krishtlindje do të errësohen nga pandemia,” tha ajo.

Varianti i ri u identifikua për herë të parë nga studiuesit e Afrikës së Jugut dhe u caktua një “variant i shqetësimit” në fund të nëntorit. Teksa tani duket se përhapet shumë më shpejt se variantet e mëparshme të COVID-19.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve paralajmëroi se vetëm vaksinimi nuk do të parandalojë përhapjen e Omicron.

Related Articles