Tetë persona humbin jetën nga COVID në Shqipëri

Tetë persona humbin jetën nga COVID në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit 8 persona kanë humbur jetën për shkak të COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 326 raste të reja me koronavirus. Ndërkohë, 206 persona janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 133 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 204.627 raste, prej tyre 195.835 janë shëruar, 5.640 janë aktive, ndërsa luftën me sëmundjen infektive e kanë humbur 3.152 pacientë.

Related Articles