Këtë të hënë iu dha lamtumira e fundit të riut nga Mitrovica, Ermal Delija, i cili ka vdekur të shtunën si pasojë e lëndimeve që kishte marrë muaj më parë pas një rrahjeje me një person, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Ermali, një muaj para se të vdiste ia kishte falur gjakun familjes së sulmuesit, në xhaminë e Shipolit te hoxha Fatmir Latifaj.
Ermali pas sulmit kishte përfunduar në koma për 18 ditë. Ai ishte djali i vetëm i familjes Delija dhe u rrit jetim pasi babai i kishte vdekur vite më parë.
Ermali la pas nënën dhe tri motra./Gazeta Enigma/