Një prej grave të para që ka folur për dhunën seksuale ndaj saj gjatë luftës së fundit në Kosovë, njëherit ish-deputetja, Vasfije Krasniqi, ka pyetur se pse ajo foli nga 20 mijë gra gjithsej duke shtuar faktin se përballet me paragjykime të vazhdueshme.
Në një status prekës në rrjetin social Twitter, Krasniqi ka thënë se ajo dhe familja e saj po përballen me gjykime.
“Nga 20 mijë gra, pse fola unë?! Më mungon jeta ime e vjetër, unë dhe familja ime jemi vetëm në përballjen me gjykimet”, ka shkruar ajo.
Out of 20K why did I speak up?! I miss my old life. Me and my family are left alone to deal with judgements— Vasfije Krasniqi (@VasfijeKrasniqi) October 13, 2023