Vatikani është i gatshëm të bëjë “çdo gjë që është e mundshme” të asistojë në arritjen e armëpushimit dhe përfundimin e luftës në Ukrainë.
Selia është “e disponueshme për çdo lloj ndërmjetësimi”, tha kardinali Pietro Parolin, në një intervistë për Vatican News, përcjell Gazeta Enigma.
“Kërkova përfundimin e luftën dhe një zgjidhje të negociuar për konfliktin. Insistova në respektimin e popullatës civile dhe në korridoret humanitare”, tha ai, duke përsëritur kundërshtimin e Papës për pretendimet e Moskës se lufta është një operacion ushtarak.
Parolin tha se vizita e Papës në Ambasadën ruse në Vatikan një ditë pas pushtimit të Ukrainës ka qenë një hap për të shprehur shqetësimin e eskalimit të luftës.
“Nuk është kurrë vonë për të bërë paqe”, ka thënë ai.