Vazhdojnë kërkimet për B.R që u rrëmbye më 8 prill

Vazhdojnë kërkimet për B.R që u rrëmbye më 8 prill

Janë duke vazhduar kërkimet për personin i cili dyshohet së është rrëmbyer më datën 8 prill. B.R raportohet se është zhdukur në rrethana të panjohura, ndërkaq deri tani nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Një ditë pas zhdukjes së tij, Policia ka gjetur veturën e B.R të tipit Grand Shirok, në arat e fshatit Janjevë të Lipjanit, po ashtu viktima nga data 08.04.2021 rreth orës 21:30, nuk ka qasje në telefonin e tij celular.

Nga Policia e Kosovës thonë se “Kërkimet janë duke vazhduar por ende nuk ka asgjë, po ashtu me rastin është duke u marrë edhe Prokuroria Themelore”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Kurse, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë thonë se janë duke vazhduar hetimet por që nuk mund të japin detaje rreth rastit.

“Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke i zhvilluar hetimet rreth këtij rasti. Andaj, për shkak të ruajtjes së integritetit të kësaj procedure nuk mund të ndajmë me ju informata shtesë”, ka thënë për Telegrafin, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore, Laureta Ulaj.

I përfshirë në rastin e rrëmbimit dyshohet të jetë J.V, për këtë Gjykata Themelore në Prishtinë më datën 15 maj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj.

Në njoftimin që kishte bërë Gjykata Themelore thuhej se i pandehuri J.V. është ndaluar ngase ekziston dyshimi i bazuar se është i implikuar në rrëmbimin e tani të dëmtuarit B.R, njofton Telegrafi

Related Articles