Vazhdojnë kritikat për Bidenin, shikoi orën në ceremoninë për ushtarët e vrarë

Vazhdojnë kritikat për Bidenin, shikoi orën në ceremoninë për ushtarët e vrarë

Presidenti amerikan Joe Biden është vënë sërish në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale. Në një video të fundit ai shfaqet duke parë orën e tij, gjatë ceremonisë për ushtarët e vdekur nga sulmi i përgjakshëm i ISIS-K në Kabul.

Sipas Daily Mail, Joe Biden udhëtoi në Bazën e Forcave Ajrore Dover në Delaware të dielën në mëngjes për të marrë pjesë në një ceremoni për nder të ushtarëve amerikanë që humbën jetën në Kabul. Arkivolet me trupat e 13 ushtarëve të vrarë në sulm mbërritën në Shtetet e Bashkuara të njëjtën ditë në një C-17 Globemaster dhe, natyrisht, presidenti amerikan duhej të ishte i pranishëm për t’i nderuar ata.

Megjithatë, sipas raportit, pak çaste pas përshëndetjes ushtarake në nder të 13 ushtarëve, presidenti amerikan u regjistrua në video duke kontrolluar orën e tij, pa qenë në gjendje të thotë me siguri nëse ai vërtet bëri diçka të tillë, ose thjesht dukej kështu në kamera lëvizja e dorës së tij.

Në videot që mbulojnë ceremoninë, Biden duket se qëndron në heshtje, me dorën e djathtë në gjoks, ndërsa arkivolet të mbuluar me flamurin amerikanë kalojnë përpara tij. Por gjatë ceremonisë, Biden duket se ngre dorën e majtë dhe shikon orën e tij. Ky gjest ka sjellë zemërimin e veteranëve dhe komentatorëve konservatorë.

Guvernatori i Arkansas kujtoi se kur ishte president, George W. Bush shikoi orën e tij gjatë një debati, një gjest që u perceptua si mosrespektues. “Por kjo është tronditëse dhe do të mbahet mend”, tha ai për incidentin e fundit me Biden.

Related Articles