Deri në dy orë e gjysmë po presin qytetarët nga diaspora për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare tek Dheu i Bardhë, njofton Gazeta Enigma.
Sipas përditësimit të fundit të MPB-së, pritjet tek Dheu i Bardhë po zgjasin deri në 150 minuta, tek pika kufitare në Muçibabë 20 minuta, ndërsa tek pika kufitare në Bërnjak pritjet janë më të vogla, deri në 10 minuta. /Gazeta Enigma