Forcat e Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë operacionin e kërkim-shpëtimit në lumin Buna në Shqipëri, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Shqipërisë, operacion ky që ka për qëllim kërkimin dhe gjetjen e qytetarit nga Kosova i cili ka rënë aksidentalisht në lumin Buna.
Kështu ka njoftuar FSK-ja përmes një postimi në Facebook.
Përndryshe ky operacion ka filluar në mëngjesin e së premtes me datë 22 dhjetor, ku me kërkesë të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, FSK-ja ka mbërritur në Shqipëri për misionin humanitar.