Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Sali Mustafës

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Sali Mustafës

Edhe sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Sali Mustafa në Hagë.

Dje u dëgjua Gani Sopi, dëshmitari i pestë i mbrojtjes së Mustafës.https://58d4f059cba27454d423e6755364e3de.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Sopi ka folur për periudhën e parë të vitit 1999 dhe takimet me Salih Mustafën, çka sipas tij, ata janë takuar në fshatin Butovc në javët e para të muajit prill.

Sipas tij, Mustafa kishte qenë i interesuar për strehimin dhe sigurimin e ndihmave të nevojshme për civilët.

Gjatë dëshmisë së tij Gani Sopi ndër të tjera ka thënë se më 24 mars të vitit 1999 është plagosur në Prishtinë por nuk ka dashur të flas më shumë për këtë ngjarje.

Salih Mustafa është arrestuar më 24 shtator të vitit 2020 me pretendimin për krime lufte.

Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave.

Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.

Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë ndërsa në paraqitjen e tij para trupit gjykues ai është deklaruar i pafajshëm.

Për rastin Mustafa do të dëgjohen gjithsej 17 dëshmitarë.

Related Articles