Pas pauzës, ka nisur sërish punimet Kuvendi i Kosovës. Pika e rendit të ditës për debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19, u shty për një seancë tjetër në mungesë të iniciuesit të debatit.
Kuvendi po vazhdon punimet, ndërsa opozita nuk është duke marr pjesë pas përplasjeve që ndodhën në fillim të seancës mes pozitës dhe opozitës.
Pikë tjetër e rendit të ditës, e cila po diskutohet është shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në lidhje me kërkesën e NP KOSTT për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës. /Gazeta Enigma/